Standard.al

Gruaja del para trenit, gjen vdekjen e menjëhershme

0

Mediat italiane bëjnë me dije se një grua 58-vjeçare, që jetonte në Teolo, emri i së cilës nuk është bërë i ditur është hedhur para trenit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 15:30 në Itali, në stacionin e trenave në Montegrotto dhe Monselice.

Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë depresioni.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë autoritetet lokale, por goditja ka qenë fatale për guan.

Si pasojë e frenimit që makinisti kishte bërë në momentin që gruaja ishte hedhur para lokomotivës, shumë trena kishin pësuar probleme, duke paralizuar për rreth 2 orë lëvizjen e qytetarëve me tren.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.