Standard.al

Grabitja e aeroportit/ Flet per here te pare Rama!!! Ja çfarë ka thënë…

0

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas arrestimit të katër të dyshuarve për grabitjen e Rinasit. Në një postim të shkurtër në Twitter, numri një i qeverisë shprehet se këto arrestime janë një zhvillim inkurajues për ndëshkimin e paligjshmërisë.

Më tej ai shprehet se Policia të tregojë se sa më shumë ajo sulmohet e baltoset, aq më shumë rritet forca e saj goditëse.

“Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit, një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit. Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset, aq më shumë rritet forca e saj goditëse ”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Katër persona janë vënë në pranga sot për grabitjen e ndodhur pak ditë në aeroportin e Rinasit. Sipas Policisë në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur ndalimi i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

“O. V., 38 vjeç, banues në Krujë, A. B., 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkohshëm në Tiganë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, R. S., 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan dhe S. Ç. 28 vjeç, lindur në Kajan Elbasan dhe banues në Elbasan”, njoftoi Policia.

Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej drejt Vienës, në më pak se 2 minuta.

Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.