Standard.al

Foto/ Vrasja e trefishtë brenda familjes, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë

0

Krim i rëndë u regjistrua paraditen e sotme në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku një kryefamiljar vrau me armë zjarri bashkëshorten, nusen e djalit dhe më pas qëlloi edhe veten.

57882379_1336117719868556_5760687008166969344_n-600x360

Hasan Krasniqi, është autor i krimit të rëndë, i cili vrau edhe gruan Hysnije dhe nusen e djalit Remzien.

Gazeta Express ka siguruar disa nga fotografitë e familjes Krasniqi, në shumicën e të cilave ata shihen së bashku.

Thuhet se familja Krasniqi ka pasur probleme të vazhdueshme, ndërsa burri që dyshohet se kreu vrasjet kishte probleme psikike.

“Këta kanë pas probleme të vazhdueshme familjare, dhunë në familje, dhe çrregullime mendore”, thuhet në përgjigjen brenda Prokurorisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka folur nga vendi i ngjarjes ku ka treguar edhe detajet të cilat policia i ka siguruar nga informacionet e para.

“Ekipet mjekësore, mjekësia ligjore, forenzika dhe të gjitha njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes. Fillimisht nga informacionet që posedojmë deri më tani bëhet fjalë për një vrasje që është cilësuar vrasje e dyshimtë, një person të gjinisë mashkullore të vitit të lindjes 1958, një grua të vitit të lindjes 1959 dhe një grua tjetër të vitit të lindjes 1991”, ka thënë Kelani.

Kelani ka shtuar se nga informacionet e para bëhet e ditur se fillimisht i dyshuari e kishte vrarë gruan e tij, më pas nusen e djalit dhe në fund ka bërë vetëvrasje.

45800839_2513064102042706_3005364070720208896_n-480x60058380786_2276874579203017_523085454254276608_n-450x60058384332_1800051910096733_2400330567443808256_n-900x600

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.