Standard.al

Foto/ “Sezoni i ri 2019-20 shumë premtues”, Berisha sjell ndyshe Ramën…

0

Partia Demokratike ka hedhur në mënyrë të vazhdueshme akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se është e lidhur më krimin dhe se i blen zgjedhjet duke përdorur paratë e ardhura përmes rrugëve të paligjshme.

Kjo është edhe një nga arsyet për të cilat ajo pretendon se ka vendosur djegien e mandateve ku që prej më shumë se dy muajsh, ajo ka vendosur si kusht të panegociueshëm largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe krijimin e një qeverie tranzitore për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar vetëm pak minuta më parë një foto-montazh në të cilën shihet kryeministri Rama i veshur me një kostum të mbuluar nga gjethet e hashashit.

Berisha shkruan përkrah foto-montazhit se, ky është sezoni i ri 2019-2020 shumë premtues.

Postimi i Berishës:

Sezoni i ri 2019-20 shume premtues!! sb

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.