Endira Bushati përgënjeshtron: Nuk jam pjesë e partisë së Patozit

0
136

Partia e re “Bindja Demokratike” pritet të regjistrohet në gjykatë, ndërsa në media është përfolur se pjesë e bordit drejtues është edhe ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati, një kritike e hapur e kreut demokrat, Lulzim Basha.

Ish-kryetarja e AMA-s Endira Bushati ka përgënjështruar lajmin se ajo do të jetë pjesë e partisë “Bindja Demokratike”, e cila sipas mediave pritet të regjistrohet në gjykatë të martën.

Bushati edhe pse një kritike e hapur e Lulzim Bashës në drejtimin e Partisë Demokratike, ka mohuar kategorikisht zërat se ajo i është bashkuar një formacioni të ri politik, duke deklaruar se është e fokusuar në karrierën akademike dhe profesionale.

Shënimi i plotë: 

Për shumë kohë, kam folur e shkruar mbi median dhe rolin e saj në Shqipëri, për mënyrën se si “shiten” lajme pa u verifikuar dhe pa më të voglën etikë profesionale…. Ka rreth 2 orë që gazetarë, kolegë e miq, më njoftojnë se unë qenkam “themeluese” e një partie….

Nuk po u vë faj për një arsye të thjeshtë:Është e vërtetë që unë jam shprehur kundër mënyrës së drejtimit të PD-së nga Lulzim Basha….Vazhdoj t’u qëndroj të gjithave çfarë kam thënë që pas humbjeve të zgjedhjeve të 2017! Dhe kam pasur bindjen, që herët a vonë, vakuumi i krijuar në frontin opozitar do të plotësohej me forca të tjera politike….

Por….(dhe ka një “por” të madhe)….

Sado që unë, mund të mbështes apo përkrah, programe, njerëz, projekte….

Më duhet të sqaroj se aktualisht jam tërësisht e fokusuar në karrierën akademike dhe profesionale….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here