Denoncim i fortë/ Të arrestuarve nuk ju lejohen avokatët, do të zbulonin “grabitjen” shtetërore të Rinasit

0
89

“Arrestimet e sotme në Elbasan dhe Fushë Krujë janë farsë, të ndaluarve nuk ju lejohen të mbrohen nga avokatët pasi do të zbulonin grabitjen shtetërore të 10 milion eurove në Rinas”. Kështu shkruan në rrjetet sociale ish-kryeministri Sali Berisha ku ka bërë publik edhe një mezash të mbërritur në adresë të tij nga një qytetarë.

Sipas këtij të fundit, njëri nga të arrestuarit nuk ka lidhje fare me ngjarjen e Rinasit, duke akuzuar politikën se ka ndërhyrë për të gjetur “koka turku”.

Qytetari vijon më tej argumentimin e tij se, për Oltian Veseli (njëri nga të ndaluarit), “nuk kanë asnjë provë pas bastisjes se banesës dhe marrjes në gjumë të tij pas rrethimit nga forcat e FNSH sikur të ishte kriminel”.

Postimi i plotë:

Arrestime farse nga narkopolicia ne kuadrin e operacioni kallp “Fredi Alizoti”!

Miq, denoncohet me fakte farsa e turpshme e arrestimeve te njerzeve te pafajshem me urdher te Edvinit dhe Vasal Kimikut te tij, ne kuadrin e operacionit “Fredi Alizoti” te grabitjes shteterore te shekullit ne Rinas.

Te arrestuarve, pa asnje lidhje me ngjarjen, nuk ju lejohen avoketer sepse del ne shesh arrestimi farse per te maskuar grabitjen shteterore te 10 milion eurove ne Rinas.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje i nderuar!Po ju shkruaj pasi nuk kam ku mund t ju kontaktoj.E di qe do te merren gjere e gjate me arrestimet e sotme te 4 personave si te dyahuar per grabitjen e Rinasit.Ju garantoj qe politika po nderhyn per te gjetur koka turku.Nuk lejohen avokatet te sqarohen ne lidhje me akuzat.Per nje nga te akuzuarit,Oltian Veseli nuk kane asnje prove pas bastisjes se baneses dhe marrjes ne gjume te tij ne gjume pas rrethimit nga forcat e fnsh sikur te ishte kriminel.Dhe e dini me te bukuren:te gjithe mediat shkruajne se akuza eshte i aferm me Dashamir Kupen te arrestuarin e 2 viteve me pare.E para nuk e ka te aferm sepse e njoh mjaft mire,e dyta me sa njerez te paligjshem ne jeten tone kemi te bejme,te rrime?Te paret me politikanet te cilet jane kriminelet me te medhenj.Ky i akuzuar nuk ka qene kurre i tille dhe po e perfshijne vetem pse vellai i tij ka nje biznes ne bashkepronesi me te.Ju lutem kujdesin tuaj ne cilesimin e rastit ne fjale.Ps anonim

 

  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here