Standard.al

“Çmenduritë” e viteve të fundit, Hazard te Reali Madridit

0

Mediat spanjolle kanë kohë që flasin për këtë operacion të bujshëm në merkaton e verës, ndërsa në Francë shkojnë më larg, duke zbuluar edhe detajet financiare.

Nuk ka ende asgjë zyrtare, por të gjithë janë të bindur se Eden Hazard do të transferohet te Reali Madridit në fund të këtij sezoni. Pas “L’Equipe” është “Telefoot” që flet për kalimin e futbollistit belg në “Santigo Bernabeu”, duke treguar se ky transferim do t’i kushtojë arakave të klubit “los blankos” 120 milion euro.

Hazard2017a

Një shifër e rëndësishme, por sidoqoftë jo e ekzagjeruar, duke parë “çmenduritë” e viteve të fundit në tregun e transferimeve. Po ashtu, Blutë e Londrës janë të detyruar në një farë mënyre të pranojnë këtë ofertë, pasi Hazard nuk ka pranuar të rinovojë kontratën dhe vitin e ardhshëm mund të largohet me parametra zero. Nuk mund të nënvlerësohet edhe dëshira e vetë futbollistit. Jo pak herë ai ka dalë hapur, duke u shprehur se ëndërron të luajë me Realin e Madridit dhe aq më tepër të stërvitet nga idhulli i tij Zinedine Zidan. Edhe ky i fundit e ka vendosur Hazard në krye të listës së blerjeve dhe është vetë çështje kohe që të marrë dhuratën e parë në merkato.
(balkanweb)

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.