“Çmenden” tek Arsenali, “burgim të përjetshëm” për Shkodran Mustafin

0
106

Mbrojtësi qendror shqiptar (me pasaportë gjermane), Shkodran Mustafi, ka marrë kritika nga të gjitha anët për paraqitjen e tij në këtë ndeshje, por jo vetëm. Këtë sezon, sidomos, Mustafi ka dështuar në mënyrë mjerane për ta justifikuar besimin e trajnerit dhe klubit.

Arsenali i “minoi” seriozisht shanset për kualifikim në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm, duke u mundur 3-2 të dielën, kundër rivalëve të Londrës, Crystal Palace, në “Emirates”.

Gabimi i tij  “prodhoi” golin e dytë të Crystal Palace ditën e djeshme dhe, pas ndeshjes, tifozët e Arsenalit nisën një peticion online (Change.org), duke kërkuar mendimin se sa vetë janë për “burgim të përjetshëm” të Mustafit.

“Një lojtar, me emrin Shkodran Mustafi, ka mashtruar një klub futbolli. Me gafat e tij, ai është përgjegjës për miliona dollarë aparate të thyer, si televizorë dhe pajisje të lëvizshme. Arsenali ka bërë vetëvrasje në disa raste, që lidhen me të. Duhet të bëhet një hetim për këtë çështje. Ne si tifozë jemi të prekur masivisht nga ky “fiasko” dhe me të vërtetë nuk mund të gjejmë ndonjë zgjidhje tjetër”, – thuhet në sqarim të peticionit, që ka marrë shumë shpejt mbi 500 nënshkrime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here