Çfarë do të ndodh me protestat?! Ja se çfarë paralajmëron Kërpaçi: Protesta kombëtare do të jetë…

0
110

Intervista e ish-deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi për emisionin 7pa5 ne Vizion Plus

Cili do të jetë opsioni i radhës, do të vazhdojnë protestat?

Do te vazhdojë aksioni opozitar nëpërmjet protestave sepse kjo është dhe fryma që qytetarët duan për të pasur protesta paqësore, demokratike, ku ata të ngrihen për të treguar problemet dhe shqetësimet e tyre. Kushti i opozitës është shumë i qartë, ne e kemi theksuar gjithmonë se ne kërkojmë të ketë një qeveri transitore e cila do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por mbi te gjitha të garantojë që vota të jetë perfqaesuese pasi sot nuk është. Në 2017, vota ka përfaqësuar krimin, drogën dhe si rezultat i kësaj në Parlament kemi një qeveri që nuk punon për qytetarët e thjeshtë, por për një grush njerëzish që janë në shërbim totalisht të saj.

Ka një datë për zgjedhjet lokale të dekretuar nga Presidenti që është 30 qershori. Mazhoranca i ka ndezur motorët e fushatës, ndërkohe cili do të jetë reagimi i opozitës?

Opozita ka qenë shumë e qartë për çdo lloj date që është përcaktuar që kushti i saj është të shkojmë në një qeveri transitore e cila garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Më thuaj si mund të shkojmë më këtë qeveri sit në zgjedhje kur Kryeministri është i lidhur ngushtësisht me grupet kriminale, ku çdo gjë drejtohet nga ata dhe ai është thjesht një vegël e grupeve kriminale.

Nuk do të merrni pjesë në zgjedhje?

E thashë cili është kushti i opozitës. Zgjedhje të lira dhe të ndershme.

A ndiheni të braktisur nga ndërkombëtarët?

Jo më larg sesa 3 javë, unë kam qenë në një takim që znj.Kalavera zhvillonte me përfaqësues të forumeve rinore por dhe përfaqësues të të rinjve në Shqipëri. E kam theksuar dhe në takimin me të pasi listova disa nga problematikat kryesore të të rinjve por edhe të situatës politike. E kam theksuar dhe dua ti bëj dhe apel ndërkombëtarëve që të distancohen nga miqësitë me Kryeministrin sepse këtu bëhet fjalë për të ardhmen e të rinjve shqiptarë, të ardhmen e familjeve shqiptare, të ardhmen e Shqipërisë.

Mendon se do të ketë një zgjidhje të shpejtë të situatës apo do të vazhdojmë të ecim në këto ujëra?

Duhet të ketë një zgjidhje të shpejtë të situatës sepse nuk mund të vazhdojmë në 2019, ku Shqipëria aspiron që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, nuk mund të vazhdojmë që të konsiderohemi siç na ka konsideruar Departamenti Amerikan i Shtetit, si një strehë e krimit të organizuar, ku ky krim mbështetet nga qeveria. Nuk mund të vazhdojmë në 2019 në një vend si Shqipëria që të shikohet si një strehë e krimit të organizuar, por për më tepër të rrezikohet si precedenti i Holandës, që të na rikthehet regjimi i vizave. Kështu që pa diskutim duhet të hapet një kapitull i ri, ku ka më shumë mirëqenie në Shqipëri, ku vota është përfaqësuese dhe mbi të gjitha ku garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku vjen një qeveri e cila punon, është për qytetarët dhe bashkë me qytetarët ndërton shtetin që garanton mirëqenie, prosperitet, arsim. Pra rikthen shpresën në Shqipëri, sepse sot nuk ka më shpresë. Dhe kjo është një situatë shumë e rëndë.
Nuk e di nëse e keni parë, por Organizata Botërore e Punës, na nxjerr vendin e parë në Rajon dhe Europë për sa i përket papunësisë së të rinjve, pamundësisë për të marrë arsim cilësor dhe trajnime të kualifikuara. Çfarë sjell kjo? Kjo sjell pasojën që kemi sot që 90% e të rinjve po largohen nga Shqipëria. Ky nuk është një fenomen rastësor. Ky është një fenomen që vjen si pasojë e një qeverisje e cila nuk ka ndjekur dhe ka zhvilluar politika dhe nuk ka një vizion konkret për mbështetje buxhetore të të rinjve për të qëndruar në Shqipëri. Sot edhe të rinjtë që vijnë nga familje që kanë mundësi për të pasur një arsim në Shqipëri nuk qëndrojnë këtu sepse nuk marrin një arsim cilësor dhe duan të largohen nga Shqipëria. Për të mos folur pastaj për pjesën më të madhe të të rinjve të cilët nga pamundësitë ekonomike nuk qëndrojnë në Shqipëri dhe preferojnë të largohen nga arsimi dhe nga bangat e shkollës që të shkojnë të punojnë. Raporti i UNICEF Italia na nxjerr në vendin e parë për minorenet 7-14 vjeç, të cilët kanë lënë Shqipërinë dhe kanë shkuar në Itali për të emigruar. Pra jemi në një këmbanë alarmi të jashtëzakonshme në Shqipëri .

A kemi një datë për protestën e radhës, përveç këtyre të seancave të radhës?

Po patjetër do të ketë protesta lokale, protesta nga fermerët, nga të rinjtë, protesta nga grupe të ndryshme.

Po për protestë kombëtare a kemi një datë?

Protesta kombëtare do të jetë në maj, data e saj konkrete do të bëhet e ditur në ditët dhe javët në vazhdim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here