“Boll më protesta paqësore”, Mediu: Të shtrijmë opozitën në gjithë vendin

0
120

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka komentuar edhe aksionin e opozitës, duke kërkuar që të ketë një përshkallëzim të mëtejshëm të protestave.

Sipas Mediut deri më tani protestat e opozitës kanë qenë të përmbajtura, por në mendimin e tij Edi Rama mund të rrëzohet vetëm duke e shtrirë protestën e opozitës në të gjithë vendin.

‘Kemi pasur organizime politike kundër qeverisë, por protesta duhet sjellë deri në një përplasje më të madhe. Deri tani kemi qenë në një përplasje brenda Tiranës. Por duhet një organizim  më i gjerë jashtë Tiranës. Qytetarët duhet ta marrin në dorë fatin e tyre. Ajo që dua të them është se Edi Rama shkatërroi gjithçka me vetëdije. Parlamenti u kthye në një haltore të Edi Ramës që përbuz dhe shan këdo. Edi Rama po kërkon që e keqja të bëhet e pranueshme. Ajo që do të ishte gabim nga opozita është ajo që ka të bëjë me një njeri racional. E keqja është ngritur ne sistem nga ky kryeministër në mënyrë të vetëdijshme.

Ne duhet të mendojmë çdo skenar të zi nga Edi Rama. Në mënyrë diabolike Rama shkatërroi gjyqësorin. Të gjithë kanë qenë dakord për Reformën në Drejtësi. Pasi mori konsensusin nga opozita, Edi Rama miratoi në mënyrë të njëanshme të gjitha ligjet për të shkatërruar reformën ne Drejtësi. Shkatërroi parlamentin duke e kthyer në një vend të debatit banal.

Sot nuk kemi as qeveri, sepse nuk është as e socialistëve sepse është jashtë frymës së socialistëve. Sot jemi në një qeveri bananesh. Ky është një skenar i qëllimshëm nga Edi Rama”-pohoi Mediu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here