Standard.al

Artan Fuga te emisioni Krastës: Elita sot në Shqipëri e heshtur

0

Akademiku Artan Fuga sonte në studion e emisionit “A show” në News24 iu përgjigj pohues pyetjes nëse ka menduar se në vend ka një elitë të përçudnuar.

Ai tha se sot elitat në vend heshtin dhe refuzojnë politikën. Për profesor Fugën, sistemi e ka nxjerrë intelektualin jashtë loje.

“Problemi është që kjo elitë sot në Shqipëri është e heshtur. Në Shqipëri ka mendje të mençura që janë të heshtura. Refuzon politikën. Është një sistem që intelektualin e ka nxjerrë jashtë loje. Çfarë bëjmë ne, mbyllemi brenda rretheve tona, nuk shprehemi në publik. Populli thotë ku janë intelektualët. Detyra e intelektualit nuk është të lërë punën e tij intelektuale dhe të shkojë për mitingje. Mund ta bëjë dhe këtë, jemi në një situatë të tillë”, tha Fuga.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.