Standard.al

3 orë mbledhje, Patozi nuk del me rezultat: S’kemi gjë për të treguar sonte!

0

Partia më e re në radhët e opozitës, Bindja Demokratike, duket se do të drejtohet nga ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi. Ky i fundit mblodhi në orën 19:00 të mbrëmjes në një takim ish-eksponentë të tjerë demokratë, të cilësuar si të pakënaqurit dhe kritikët e Bashës.

Pas mbledhjes 3 orëshe me themeluesit e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte fjalëpak për gazetarët: “Faleminderit shumë për këtë vëmendje kaq të madhe. Ju kërkoj ndjesë që nuk jua shuaj dot kërshërinë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur por asgjë për të treguar sot. Nesër do të kemi një komunikim për të gjithë ju post-faktum”.

Bindja Demokratike pritet që të regjistrohet nesër në gjykatën e Tiranës si forcë politike dhe më pas vendimi kalon në KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.