Standard.al

1 gotë lëng rrushi të thatë pas zgjimit, magjik për organizmin

0

E kishit menduar ndonjëherë se mund të pihej edhe ujë nga rrushi i thatë ose më saktësisht lëng rrushi të thatë. Rrushi i thatë është një nga zbulimet më të rëndësishme ushqimore. Vitaminat, fibrat, mineralet janë të bollshme tek frutat e thata.

Sigurisht që bëhet fjalë për lëngun që përftojmë nëse ziejmë rrush të thatë dhe presim që lëngu të ftohet duke e konsumuar më pas si ujë apo si çdo lëng tjetër i zakonshëm.

Më poshtë mund të lexoni se çfarë përfitimesh shëndetësore ka lëngu i rrushit të thatë se çfarë ndodh me organet dhe sistemin tuaj tretës nëse e konsumoni pas zgjimit:

1. Mëlçia juaj dhe zorrët do ‘boshatisen’ plotësisht nga toksinat

Uji i rrushit të thatë është përdorur për pastrimin e mëlçisë dhe zorrëve për një kohë të gjatë. Në këtë frut të thatë gjendet një sasi e madhe e antioksidantëve dhe fibrave të dietave. Antioksidantët ndihmojnë mëlçinë të kryejë plotësisht funksionin e saj detoksifikues, ndërsa fibrat shtojnë numrin e lëvizjeve të zorrëve, duke ndihmuar në pastrimin e tyre.

2. Do keni edhe më shumë energji në organizëm   

Shkencëtarët dhe ekspertët e sportit besojnë se uji i rrushit të thatë mund të jetë një zëvendësues i mirë i çdo pije energjike. Uji i rrushit të thatë mund t’ju japë energji në mëngjes, ose mund ta konsumoni kur keni stërvitje të fuqishme.

3. Niveli juaj i kolesterolit do të ulet dhe presioni i gjakut do të stabilizohet

Studimet kanë treguar se rrushi i thatë është shumë i pasur me fibra, kalium, antioksidantë në krahasim me ushqime të tjera të zakonshme. Konsumimi i lëngut të rrushit të thatë ul nivelin e kolesterolit të oksiduar dhe redukton ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.