Sulmi terrorist në Sri Lanka/ Reagon Meta: Përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike, lutjet e mia janë me familjet e viktimave…

0
120

Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një qëndrimi në rrjetin social “Facebook”, reagoi pas sulmit terrorist të ndodhur në 3 kisha dhe tre hotele në Sri Lanka

Në reagimin e tij, Kreu i Shtetit e quan sulmin e ndodhur për Pashkë, tepër monstruoz, që godet jo vetëm kristianët, por mbarë njerëzimin.

“Një lajm shumë i keq dhe shokues na vjen nga Sri Lanka. Në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizor të cilët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike.

Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve”, shprehet Presidenti Ilir Meta në reagimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here