Standard.al

Kur besimi mund diktaturën/ Gjergj Thekna, sot 85 vite ruajti kambanat e Kishës në Pukë

0

Ndër Kishat e vjetra të veriut të Shqipërisë endë mbijetojnë gjurmë të ekzistencës së tyre që në lashtësi.Pak kush e di që në Kishën e Shmisë, në fshatin breg të Pukës kambanat janë që prej ndërtimit të parë të Kishës.

Tingujt e tyre që ndalën për 40 vite u rikthyen sërish me kthimin e besimit fetar. Ishin vetë besimtarët që u kujdesën t’i varrosnin gjërat e Kishës, të cilat në fillim-vitet e tranzicionit erdhën të ngjashme me vetë historinë e Krishtit të ringjallur pas varrosjes.

Gjergj Thekna, sot 85 vite është ai që ruajti dy kambanat e hershme të Kishës së fshatit Breg.

Gjergji tregon se askush nga fshati nuk e dinte se ai kishte fshehur kambanat, madje as një pjesë e familjes së tij, deri kur ai bashkë me të birin vendosën t’i nxirrnin pas rrëzimit të regjimit diktatorial.

Historinë e mbijetesës së kambanoreve e përjetojnë me emocion dhe djemtë e Gjergjit. Frroku, një prej bijve të Gjergjit, tregon se si familja e tij refuzuan në vitin ‘92 , 40 milion lekë që ju ofruan në këmbim të kambanve, të cilat kanë pjesë prej ari.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.