Jep 1 mijë euro për Notre Dame: Faleminderit Francë, që m’i strehove…

0
113

Deputeti kosovar  Labinot Tahiri ka kontribuar me 1 mijë euro nga paga e tij për rindërtimin e katedrales Notre Dame të Parisit.

Në shënimin e tij në Fb, deputeti i parlamentit të Kosovës, ka treguar arsyen shumë prekëse që qëndron në thelb të këtij kontributi modest.

“Për Notre Dame nga paga ime!

Edhe pse nuk jam me financa ashtu siç kam qenë, duke kujtuar se nuk punoj jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia, prapë jam i gatshëm sadopak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nane dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë se bashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës!

Duke mos harruar kurrë,  Franca e dashur dhe qyteti Amien’s, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen,sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e lirë.

Si qytetar i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtar e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjve e të rejave ne Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!

Këto nuk janë shume, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundesojnë, ku sot e kam mundesinë së paku një mirësi ta bëj si shenjë mirënjohjeje për prindërit dhe familjen time dhe shumë familje që ndihmoi shtet francez.

Polemikat se ku bën, të bëhet mirë apo keq, i di vetëm krijuesi ynë Zoti.  Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prapë.

Faleminderit Francë! Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarët!

Labinot Tahiri, Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here