“Jam i gatshëm të përballem!” “Rinasi”/ Avokati Goxhaj: Paratë shkojnë jashtë shtetit…

0
142

“Në trafikimin e parave të Rinasit marrin të gjithë pjesë sepse ato para nga Rinasi kalojnë”, tha Goxhaj.

I ftuar në studion e Fax News, avokati Altin Goxhaj ka komentuar grabitjen e Rinasit.

Sipas avokatit në Shqipëri ka para por ata që i zotërojnë nuk dinë ku t’i mbajnë këto të fundit. Gjithashtu sipas tij linja ajrore ‘AustriaAirline’ pas grabitjes e kishte pezulluar transferimin e parave nëpërmjet aeroportit ‘Nënë Tereza’, por ditën e sotme ky transferim kishte filluar sërish.

I pyetur nga gazetarja për këtë çështje, Goxhaj është shprehur:

Paratë shkojnë jashtë shtetit. Në trafikimin e parave të Rinasit marrin të gjithë pjesë sepse ato para nga Rinasi kalojnë.

Para dy javësh bordi i linjës ajrore  “Austria Airlines” ka dhënë urdhër pas grabitje së Rinasit  të pezulloj transferimin e parave dhe nëse e shohim sot ato para po trensferohen. Po transferohen sepse i është bërë presion i madh kësaj kompanie ajrore.

Ndërkohë që Goxhaj ka komentuar gjithashtu edhe vendimin e qeverisë për vendosjen e Forcave të Armatosura në Rinas.

Ata e vendosën ushtrinë duke influencuar dhe duke u munduar të vendosin diktaturën. Qëllimi se pse e vendosën ushtrinë aty është se nuk duan që të ndërpritet transferimi i parave nga Rinasit, duke vijuar po njësoj.”

Altin Goxhaj ka vijuar më tej duke u shprehur se Shqipëria nuk është se është e varfër, asaj nuk i mungojnë paratë, i mungonë mënyra se si t’i pastrojë këto para.

Problemi më i madh që ka Shqipëria nuk është se nuk bëjnë dot para, se këto I marrin nga korrupsioni, kanabisi, kokaina, çështja është që ata nuk dinë ku t’I cojnë paratë, nuk kanë ku t’i pastrojnë ato.

Unë jam i gatshëm të përballem me këdo për këtë çështje.”- ka thënë Goxhaj.

Ndërkohë që sa i përket vendimit për pezullimin e transferimit të parave nga Rinasi nëpërmjet të njëjtës kompani dhe në të njëjta kushte sigurie, Mirilda Tili, gazetare për FaxNews është shprehur se kompania ajrore ka kërkuar vetëm shtimin e masave të sigurisë, dhe jo pezullimin e transferimit të parave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here