Detaje të reja/ Grabitja në Rinas, shoqërohen në polici dy punonjësit e servisit në Elbasan

0
99

Dy persona janë ndaluar sot nga policia si të lidhur me grabitjen në aeroportin  e Rinasit.

Detaje të reja janë zbuluar lidhu me grabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit, ku një grup arriti të grabiste në barkun e avionit 6.5 mln euro, si dhe ku mbeti i vrarë gjatë përplasjes me policinë, Admir Murataj, i dyshuar si “koka” e këtij grupi.

Policia vijon hetimet, ndërsa mësohet janë shoqëruar në polici që prej mbrëmjes së djeshme, dy persona nga Elbasani.

Këta dy persona të cilët janë punonjës të një servisi në qytetin e Elbasanit, i cili ndodhet në afërsi të Metalurgjikut, dyshohet se kanë kryer modifikimin e furgonit me të cilin e grabitën paratë, me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Mes të hetuarve nuk përjashtohet edhe përfshirja e një femre, e cila ka pasur një rol ndihmës për bashkëpunëtorët dhe grabitësit e dhunshëm të aeroportit më 9 Prill.

Hetimi për këtë grabitje, ka detyruar hetuesit që të hapin dosjet e vjetra, për të bërë portretin dhe mënyrën se si vepronin disa grabitës në vendin tonë, përderisa edhe grabitësit në Rinas, kanë tipare të dhunshme.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë në rrugë jo zyrtare, se ka përfunduar sekuestrimin e dhjetëra dokumenteve pranë TIA-s dhe ICTS-së dhe pritet që në javën në vazhdim të nisë marrjen në pyetje të shumë prej këtyre punonjësve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here