Standard.al

“Del dokumenti që tregon të vërtetën e bektashizmit në Shqipëri”

0

Besimi bektashi, me një jetëgjatësi pothuaj shtatëshekullore me origjinë në Anadollin e largët, u përhap dhe gjeti përkrahje në shumë vende, duke kaluar kufijtë e Azisë së Vogël dhe arriti në Ballkan dhe vendet e tij, midis së cilave bën pjesë dhe Shqipëria. Përhapja, shtrirja, zhvillimi dhe përkrahja e besimit bektashi dhe bektashizmi në Shqipëri, në rrugën e tyre të zhvillimit dhe ecjes përpara për lartësimin e qëllimit të tij si një besim që në bazë të tij ka fjalën “PËRPARIM”, kaluan në shumë pengesa.

Vështirësitë më të mëdha ishin ato që përjetuan në Shqipëri klerikët dhe besimtarët bektashi. Për përballimin e tyre u bënë shumë sakrifica njerëzore. Shumë shqiptarë bektashi, midis së cilëve në vend të parë drejtuesit e saj, klerikët bektashinj, dhanë jetën në mbrojtje të këtij besimi dhe shumë të tjerë u rropatën në dallgët e sistemeve politike drejtuese te kohërave në vend.

Ata, me mund dhe përpjekje, arritën të vinin në jetë mësimet e tij, në shërbim të njerëzve të tyre, popullit që i rriti, besoi dhe respektoi. Në Shqipëri, rritja, forcimi dhe ndikimi i besimit bektashi në popull fillon e vihet re më mirë nga gjysma e dytë e shekullin e 18-të. Në emër të këtij besimi u bënë shumë vepra të mira për të rritur dhe edukuar një brez me virtyte patriotike që të donte, vlerësonte dhe të jepte jetën në shërbim të atdheut, një brez me vlera të pastra morale që t’ia transmetonte ato bijve të tij. Shumë personalitete me emër në politikën shqiptare, dhe jo vetëm, dhanë një kontribut të madh në përhapjen e besimit bektashi në popullin Shqiptar. Përmendim të madhin Ali Pashë Tepelena .

Me zgjuarsinë dhe forcën e mendimit që e karakterizonte, diti të shfrytëzojë gabimet në qeverisje të autoriteteve osmane dhe momentet historike në shërbim të atdheut, realizimit të idesë për shkëputjen nga autoriteti i Portës së Lartë, Sulltan Mahmudi i II-të, shoqërisë shqiptare në veçanti, por duke dhënë një kontribut jo të vogël për shoqërinë myslimane të ndodhur në territoret e shtetit osman dhe Komunitetit Bektashi në përgjithësi, zhvilloi një propagandë të suksesshme pro bektashiane. Lidhja me oxhaqet e jeniçerëve dhe shfrytëzimi i konflikteve me autoritetin qendror bëri të mundur që Ali Pashai të ndihmonte jeniçerët bektashinj në luftën e tyre me pushtetin qendror dhe të kishte një forcë mbështetëse në betejat që do të organizonte me ushtritë osmane.

Cilado qoftë mënyra e zgjidhjes së problemit ai i shërbeu ruajtjes së besimit bektashi. Qëllimi për shkëputjen nga qeverisja e Sulltanit ishte një nga projektet e tij më të mëdha me shumë linja të ndërthurura, që do të bëheshin realitet nëse do të siguronte mbështetje dhe nga segmente të ushtrisë osmane. Lidhur me këtë projekt, Naim Frashëri, në “Fletore Bektashiane”, shkruan se:………”Fjala e urtë ishte koncentrati i gjithë përpjekjeve të shumë figurave të shquara për të lidhur shqiptarët me besimin bektashian me atdheun dhe zhvillimet moderne bashkëkohore….” . Padituria dhe errësira nuk i shërben kombit, feja duhet të vihet në shërbim të kombit, lartësimit dhe ndriçimit të tij. Këtë qëllim nënkuptonte Ali Pashë Tepelena kur i porosiste klerikët e të gjitha besimeve në Shqipëri e atë bektashi në veçanti. Këtë e vërteton më së miri kleriku patriot ortodoks, Fan Stilian Noli, në një nga shkrimet e tij dedikuar vlerësimit të kolosit shqiptar, Ali Pashë Tepelena, kur thotë: “Tamam 400 vjet pastaj, si Gjon Kastrioti, Ali Pashë Tepelena porosit…………baballarët bektashinj……………t’i luten Perëndisë për shpëtimin e tij……………, në teqe dhe ta zgjojnë të lartin që e harroi Shqipërinë”.

Përfaqësues të denjë, personalitete të shquara shqiptare të besimit bektashi që kontribuuan për zhvillimin dhe ecjen përpara, mendimtarë, ideologë, filozofë, klerikë, poetë, patriotë si vëllezërit Frashëri, Abdyl , Naim dhe Sami Frashëri e më pas vëllezërit Sojli, Ibrahim (Et’hem Temo) dhe Nuri, klerikë firmëtarë të Aktit të Pavarësisë si Sheh. Ahmed Pazari dhe ata të lidhur që në shek. XIX me Lëvizjen Kombëtare, klerikë që kryen veprimtari filantropike ose bamirëse në shërbim të përparimit të besimit bektashian në Shqipëri dhe veçanërisht në drejtim të edukimit të brezit të ri klerikësh bektashi dhe të komunitetit aty, drejt dijes dhe zhvillimit. 

Përmendim klerikun bektashi, patriotin Baba Kamber Sadikun nga Përmeti dhe testamentin e tij. Baba Kamber Sadikut të Kazasë së Përmetit, të gjithë pasurinë e tij Vakëf, i lë Teqesë së Bubsit zbatimin e testamentit pas vdekjes ia lë në përgjegjësi Dr. Ibrahim Temos.

Por ja që e vërteta gjithnjë del në dritë, pavarësisht çmimit që duhet të paguajë dhe kohës që i duhet të kalojë. Po kështu, edhe amaneti i Baba Kamber Sadikut, i hedhur në letër në formën e tij të plotë, i quajtur VAS?YETNAME-TESTAMENT, doli në dritë, pikërisht për t’u realizuar e marrë formën e tij të vërtetë nga organet e përkatëse sipas ligjeve të shtetit shqiptar. Dokumenti është origjinal në gjuhën e vjetër turke (osmane) dhe ndodhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivit të Shtetit.

Ai iu dorëzua Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve në Simpozium Ndërkombëtar “Bekashizmi në Ballkanü, Historia e Djeshme dhe Sfidat e Sotme”, nga Dr. Entela Muço, në shenjë mirënjohjeje për figurën dhe veprën e Baba Kamberit, në respekt të Kryegjyshatës Botërore dhe besimit bektashi. Ky dokument hedh dritë në mënyrë të saktë mbi pasurinë e Baba Kamber Sadikut, lënë Teqesë së Bubsit, për të bërë vepra bamirësie në drejtim të komunitetit dhe detajeve të tjera që plotësojnë kuadrin e plotë të këtij testamenti.

Gjetja e këtij dokumenti i shërben së vërtetës së historisë së popullit shqiptar, besimit bektashi në Shqipëri dhe së vërtetës për figurën e Baba Kamber Sadikut. Shumë gjëra në Shqipëri kanë mbetur të pastudiuara dhe puna studimore e historianëve për të zbuluar të vërtetën me prova dhe fakte ka mbetur në mes. Të studiosh do të thotë të ecësh përpara, të ndriçosh të kaluarën dhe t’i tregosh popullit të vërtetën e mbetur në errësirë për shumë arsye./VOA

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.