Standard.al

“Admiri është vrarë”, Krimet e Rënda: Telefonata që “tradhëtoi” grabitësit e Rinasit

0

Në orët në vijim pritet të arrestohen persona të tjerë, pasi aksioni i policisë vijon aktualisht në tre qytete: Elbasan, Tiranë dhe në disa fshatra të Fushë-Krujës.

Të tjera detaje janë zbuluar pas arrestimit të katër personave nga policia, që kanë lidhje direkte dhe indirekte me grabitjen e 9 Prillit në Rinas.

Sipas gazetares Klodiana Lala, dy nga të arrestuarit janë nga Elbasani, ndërsa dy të tjerët janë nga qyteti i Fushë-Krujës. Lala, duke iu referuar burimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, nënvizoi se në gjurmët e të arrestuarve është rënë përmes përgjimeve telefonike.

“Ata u shfaqën shume të shqetësuar në momentin që doli lajmi se është vrarë Admir Murataj dhe këtë e shprehën në biseda me njëri tjetrin”, sqaroi Lala.

Mes te arrestuarve dyshohet se jane dy personat qe modifikuan furgonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’ dhe Klement Cala, që njihet si një nga bashkëpunëtorët e Muratajt në grabitjen e 10 milione eurove ne vitin 2017 ne Rinas.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.