Theret me thikë 14-vjeçari, shoqet e tij mbulohen me gjak…

0
136

Një djalë 14-vjeçar është plagosur me thikë në stomak dhe këmbë pranë një plazh në Merseyside në Angli. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 5.45 në një zonë të mbipopulluar me njerëz të cilët po shijonin temperaturat e larta në plazh.

Sipas mediave të huaja djali u ndihmua nga shoqet e tij adoleshente që në përpjekje për të ndihmuar shokun e tyre 14-vjeçar që u lëndua u bënë me gjak  dhe përhapën më shumë panik te njerëzit.

Dëshmitarët që ishin të pranishëm në vendngjarje thanë:

“Këtu është një vend shumë i populluar, ne marrim fëmijët këtu shumicën e fundjavave, kurrë nuk kam parë kaq shumë policë. Shoqet e djalit të therur ishin shumë të shqetësuara, dhe mezi prisnin prindërit e tyre të vinin t’i merrnin”.

Policia po vazhdon hetimet për këtë ngjarje të rëndë po ende nuk ka zyrtarizuar shkaqet se përsë i riu u sulmua megjithëse beson që sulmi ka qenë i shenjestruar.

Inspektor i detektivit Paul Parry tha: “Ne fillimisht besojmë se ky ishte një sulm i shënjestruar dhe që fatmirësisht duket se ka rezultuar me lëndime të lehta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here