Qytetarët “masakrojnë” Ramën: Hajdut, mashtrues! Mos harro ne kemi spitalin rajonal, i sëmurë psiqik…

1
108

Kryeministri Edi Rama në vijim të ritualit të tij të përditshëm, mëngjesin e sotëm ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke publikuar një video, e cila sipas tij tregon një tjetër problem që është zgjidhur në sajë të platformës për bashkëqeverisjen.

Në video, shfaqet një qytetar i cili është ankuar për mbifaturim të faturës së energjisë, por ka gjetur zgjidhje te portali “Shqipëriaqëduam.al.”

“Mirëmëngjes dhe me rastin e Viktorit nga Shkodra, që pavarësisht pengesave të burokracisë nuk i’u dorëzua mërzisë, por i’u drejtua platformës shqiperiaqeduam.al duke fituar të drejtën e penguar, ju uroj një fundjavë të mbarë”-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, menjëherë pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente dhe akuza në drejtim të kreut të qeverisë.

“Mirëmëngjes, hajdut, mashtrues”-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër ironizon Ramën, pas vendimit për zhvendosjen e DAR të Shkodrës, në Lezhë, ndërsa shkruan: “Qe te behet nje shperndarje sa me e mire drejtorish te sugjeroj qe OSHE-ne e Shkodres ta cosh ne Shengjin sepse ne kemi spitalin rajonal, arsimin ne Lezhë , teatrin ne Laç, Marubin ne Vermosh, Stadiumin ne Erseke, kurse ne Shkodër bjer sa ma shume hajduta Tirane, me fal drejtora.

Mos harro ne kemi spitalin rajonal, kshuqe kur te dush mundesh me ardh se bashku me ministren e arsimit si te semure psiqik .”

Më tej, një tjetër qytetar shkruan se platforma e qeverisë nuk funksionon, pasi thotë se ka shkuar tre herë dhe nuk ka marrë përgjigje.

“A fuksionon platforma e qeverrisjes ??? Kam shkruar 3 herë per nje problem me zrpp Durres per nje alabak Leonard Kadrimi qe ka 3 vjet qe na sorollat e nuk kam marre pergjigje.”

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Pershendetje zoti kryeminister!! Dhe babi im nuk po gjen drejtesi me nje problem me sigurimet shoqerore…I jemi drejtuar dhe platformes dhe nuk e kuptojme pse dhe platforma nuk na jep te drejten..ku probemi qe kemi eshte elementar ..ju lutem qe dam ta zgjidhim kete kemi 3 vjet qe ngelem ne zyrat e sigurimeve shoqeror”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Zgjohuni pas kesaj nate te gjate.
    Kulcedra ka njemije e nje tentakula ,pershtatet sipas rrethanava ,mashtron sipas rrethanave,ulet sipas rrethanave ,del ne krye sipas rrethanave por mos harroni eshte kulceder ne cdo gje qe ben.
    Mos i besoni as t,i jepni vetem doren!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here