Plas sherri që në mbledhjen e parë të partisë së themeluar nga Rudina Hajdari…Çfarë ndodhi?!!

1
196

Pas lajmit se partia e themeluar nga  Rudina Hajdari, ‘Bindja Demokratike’, pjesë e së cilës do të jetë edhe ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, si dhe të larguar të tjerë nga deputetët demokratë, mediat njoftojnë se në grupin themelues të saj, që mbledhjen e parë ka pasur debate dhe sherre.

Sipas Faxnews, në takimin që ka zhvilluar sot Hajdari me deputetët e tjerë, mësohet se ka pasur debate pasi një pjesë e tyre kërkuan që forca e re të mos futje në garën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me arsyetimin, ‘se nuk janë gati për fushatë’

Por pavarësisht kësaj Hajdari ka këmbëngulur se në zgjedhje duhet të garojnë, pasi sipas saj demokratët ndihen të papërfaqësuar dhe kjo kërkohet edhe nga ndërkombëtarët. Më herët një tjetër media njoftoi, se ‘themelimi’ i kësaj force të re politike është diskutuar nga protagonistët Hajdari, Murizi dhe Patozi, edhe në zyrën e Edi Ramës në kryeministri, i cili u premtoi mbështetje të plotë në rrugën e nisur.

Të gjitha këto lëvizje janë bërë vetëm 2 ditë pasi Rudina Hajdari u zyrtarizua të enjten si kryetare e grupit të ri parlamentar të PD-së, edhe pse kryetari i Kuvendit shkeli hapur rregulloren.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Zgjohuni pas kesaj nate te gjate.
    Kulcedra ka njemije e nje tentakula ,pershtatet sipas rrethanava ,mashtron sipas rrethanave,ulet sipas rrethanave ,del ne krye sipas rrethanave por mos harroni eshte kulceder ne cdo gje qe ben.
    Mos i besoni as t,i jepni vetem doren!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here