Lleshi thellon misterin: Nuk e dimë kush e ka vrarë Admir Muratajn…

0
122

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftuar në “Report Tv”, lëshoi një deklaratë bombë duke deklaruar se, ende nuk dihet se kush e ka vrarë Admir Muratajn, të akuzuarin si kokë e grupit të grabitjeve në aeroportin e Rinasit.

Deklarata e ministrit të brendshëm e bën edhe më të mistershme ngjarjen e 9 prillit, ku brenda pistës së aeroportit u grabitën rreth 10 milionë euro, pasi Policia e Shtetit ka pretenduar se Murataj u vra në shkëmbim zjarri me FNSH-në.

Sipas Lleshit, gjithçka është në dorë të hetuesve dhe ai si Ministër nuk dispononte të dhëna konkrete.

“Media mund të fantazojë, ose ajo ka akses në grupin hetimor, por këtë të fundit nuk e besoj pasi kam besim ata që po merren me hetimet. As nuk i mohoj, as nuk i pohoj emrat që kanë dalë në media. Kush e ka vrarë Admir Muratajn? Haxhi Mileti (Sali Berisha) thotë e kanë vrarë shokët e tij… Unë nuk e di se kush e ka vrarë. Pra nuk i kam unë në dorë faktet. Por nëse bëjmë analizë them se s’kishte arsye ta vrisnin shokët. Nuk e di kush e ka vrarë. Vrasja është e panjohur për sa kohë nuk është mbyllur hetimi. Dua të them se kam parë edhe diskutim malinj për të gjetur emrin e policit. Kjo nuk është korrekte”, është shprehur Sandër Lleshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here