“Burg kush pengon zgjedhjet”, PD i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Ballës e Lleshajt

0
121

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu nga protesta e Unazës së Re ka komentuar deklaratën e bërë sot nga Taulant Balla, i cili tha se do të ketë burg për ata që pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit.

“Taulant Balla, të dëgjova sot kur the se do të dënohen me 7 vjet burg ata që do të pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit. Ja ku po të them nga Unaza, këtu ku keni vjedhur e rrjepur me projekte korruptive, se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë.

Zgjedhje fasadë nuk do të ketë dhe nuk do të lejojmë që të ketë. Ju keni kokë staliniste. Nuk kuptoni dot pluralizmin. Fuqia qytetare do iu dërgojë në plehra ju dhe të gjithë sojin tuaj të kriminalizuar. Meqenëse iu hodhët këtë propozim, unë propozoj që të shkojnë në burg ata që hanë e pinë me kriminelë, ata që flasin në telefon me kriminelë”, tha Balliu.

Klevis Balliu kishte një thirrje edhe për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Balliu komentoi deklaratën e Lleshajt, i cili u shpreh se do të konsiderohen banda ato forca politike që nuk hyjnë në zgjedhje.

Balliu tha se Lleshaj që kur është bërë ministër flet gjëra të pamatura, ndërsa shtoi se kjo qeveri bashkëpunon me kriminelët.

“Sandër Lleshaj që kur është bërë ministër nuk godet krimin, por opozitën. Unë iu garantoj se zgjedhje fasadë nuk do të mbahen. Opozita nuk do të ulet në tryezë as me Edi Ramën. Opozita nuk ulet në tavolinë me njerëz të droguar”, tha Balliu ndër të tjera

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here