Standard.al

Aksident i rëndë/ Makina ‘saltro’ disa herë në asfalt, mister fati i pasagjerëve…

0
Aksident në Fushë Krujë. Një makinë ka goditur një shtyllë elektrike 6000 volt duke e këputur në disa pjesë. Si pasojë një pjesë e zonës ka mbetur pa energji elektrike. Mister fati i pasagjerëve.
Featured image of article: Aksident në Fushë-Krujë/ Makina ‘saltro’ disa herë në asfalt, mister fati i pasagjerëvePamje nga aksidenti në Fushë Krujë

Gjatë humbjes së kontrollit, makina ka goditur një shtyllë elektrike 6000 volt duke e këputur në disa pjesë. Shtylla e goditur ka këputur edhe një shtyllë tjetër dhe si pasojë një pjesë e fshatit Micjanë ka mbetur pa energji elektrike.

Por edhe pse makina ka pësuar dëmtime të shumta për shkak të humbjes së kontrolli, sipas policisë asnjë person nuk është paraqitur në spitalin rajonal duke lënë të hapur mundësinë që shoferi mund të jetë dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës.

Policia ndodhet në vendngjarja bashkë me grupin hetimor, i cili ka nisur punën për identifikimin e pronarit të mjetit.

Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin Fushë Krujë- Milot, ku një makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin duke përfunduar përmbys jashtë rruge.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.