Vettingu në polici/ Presidenti Meta: Procesi nuk garanton pavarësi, doni ta kontrolloni!

0
122

Presidenti Meta sqaron se, “Mekanizmi i ri i miratuar në ligjin nr. 20/2019, sipas të cilit punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) do të kryejnë vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës në fazën e dytë dhe të tretë, nuk garanton standardin e vendosur për realizimin e këtij procesi me objektivitet, pavarësi dhe paanshmëri”.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 20/2019 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 12/2018, “për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë së shtetit, gardës së republikës dhe shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat në ministrinë e brendshme”, pra vettingun në polici.

Në dekretin e tij arsyetohet se ndryshimet e kërkuara në ligj më shumë se sa zvogëlimin e kostove financiare për realizimin e këtij procesi, synojnë kontrollimin e këtij procesi nga SHCBA.

“Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, Këto ndryshime në ligj krijojnë bindjen se, qëllimi real i qeverisë në ndërmarrjen e kësaj nisme ligjore nuk është zvogëlimin i kostove financiare për realizimin e këtij procesi, por vullnet i shprehur i saj, për ta kontrolluar këtë proces nëpërmjet një strukture vlerësuese në varësi të saj, siç është Shërbimi i Çëshjeve të Brendshme dhe Ankesave, strukturë aktuale kjo drejtëpëdrejt në varësi të funksionit politik të Ministrit të Brendshëm, pra të qeverisë. Argumenti i Këshillit të Ministrave se ky mekanizëm i ri garanton të njëjtin standard për të gjithë procesin, pasi punonjësit e SHÇBA-së do t’i nënshtrohen të njëjtit proces në fazë të parë dhe se nuk ndryshojnë kriteret dhe procedurat e vlerësimit, nuk qëndron ligjërisht.

Edhe nëse punonjësit e Shërbimit të Çëshjeve të Brendshme dhe Ankesave do të kalojnë vlerësimin kalimtar gjatë fazës së parë në cilësinë e subjekteve përparësore, sërish nuk ndryshon fakti ligjor i statusit të kësaj strukture, ku në nenin 8 të ligjit nr. 70/2014, “Për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme” ku citohet: “Shërbimi është person juridik publik, strukturë e veçantë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në varësi të drejtpërdrejtë të ministrit”, duke sjellë kështu dhe ndikimin e drejtëpërdrejtë politik në këtë strukturë”, sqarohet në dekret.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here