Identifikohet një nga garbitësit, kush është dhe nga vinte?!

0
105

Në një kohë kur ministri i Brendshëm ka mbledhur krerët më të lartë të policisë, në drejtorinë e policisë së Tiranës, e cila ka në dorë dosjen hetimore sa i përket grabitjes së Rinasit, ka mbërritur edhe identifikimi i dy personave që dyshohen si autorë të supergrabitjes.

Identiteti i njërit nga personat ende nuk është bërë i ditur, ndërsa A2CNN raporton se ka mësuar identitetin e personit tjetër. Sipas policisë, ai është Klement Çala, 31 vjeç nga Elbasani, shkruan “A2CNN “.

31-vjeçari është i njohur nga policia, pasi është shpallur në kërkim në vitin 2017, atëherë kur u goditën blindat me para. Në atë kohë, Çala dhe Murataj, arritën t’i shpëtonin policisë.

Në grabitjen e 2017-ës, ai dyshohet si një nga personat kyç në grabitjen e Qafë-Kasharit, së bashku me Admir Muratajn, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here