Hyrja në zgjedhje/ Aleatët kusht të ri Bashës, pranojmë nëse…

1
117

 

Dy aleatët e Partisë Demokratike, Dashamir Shehi (LZHK) dhe Fatmir Mediu (PR) pranojne se futja e opozitës në zgjedhje mund të garantohet vetëm nga një marrëveshje e gjerë me Partinë Socialiste, që si kusht kryesor ka qeverinë tranzitore pa Edi Ramën Kryeministër.

Shehi ka edhe një kërkesë tjetër përveç tre kushteve të Bashës, që është zgjedhja e një presidenti nga populli.“ Të ndryshojmë sistemin kushtetues, të zgjedhim president nga populli që të ketë peshë dhe të kontrollojë. Të rivendosim në funksion Gjykatën Kushtetuese e atë të Lartë. Të vëmë kufizime për mandatet e qeveritarëve. Jo më shumë se dy herë kryetar bashkie, apo kryeministër e president”, sqaron Shehi.

“ Nuk mund të bësh marrëveshje me të keqen por në shërbim të interesave të vendit. Ndëshkimi i krimit elektoral vjen fillimisht, më pas pamundësimi i futjes së krimit në zgjedhje”, deklaron Mediu.

Zgjedhjet lokale janë caktuar të mbahen me 30 qershor, në një kohë palët nuk kanë nisur ende negociatat dhe nuk kanë shfaqur shenja tërheqeje nga qëndrimet fillestare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Zgjohuni pas kesaj nate te gjate.
    Kulcedra ka njemije e nje tentakula ,pershtatet sipas rrethanava ,mashtron sipas rrethanave,ulet sipas rrethanave ,del ne krye sipas rrethanave por mos harroni eshte kulceder ne cdo gje qe ben.
    Mos i besoni as t,i jepni vetem doren!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here