Zbulohet data/ Kur do të organizohet protesta e madhe e Opozitës?

0
126

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar se nuk do të ndalë protestat deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie antimafie.

Pas protestës së 13 prillit, e cila zgjati mbi katër orë, Opozita e Bashkuar, e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të mbështetura edhe nga forca të tjera politike, priten të dalin sërish në protestë.

Tpz.al mësoi se, opozita ka vendosur të thërrasë disa mijëra qytetarë në një tjetër protestë masive në Tiranë, më 11 maj.

Ditën e sotme, Partia Demokratike mblodhi kryesinë dhe ish-grupin e saj parlamentar, për të diskutuar mbi dhe rreth situatës së krijuar, ndërkohë që votoi tre kushte për të hyrë në zgjedhjet lokale.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i propozoi Kryesisë miratimin e tre vendimeve të rëndësishme.

Kushtet e Partisë Demokratike për të hyrë në zgjedhje:

  1. Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.

  1. Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
  2. Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve.

Nga ana tjetër, po sot edhe LSI-ja, mblodhi kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të saj, ku u vendos finalizimi i një marrëveshje me Partinë Demokratike dhe frontin opozitar, për garantimin e zgjedhjeve të lira.

Kryesia e LSI-së vendosi të mandatojë Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Sekretarin e saj të Përgjithshëm që, të finalizojnë marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Demokratike dhe të gjithë Frontin Opozitar për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për të garantuar jo vetëm mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar, përfshirë këtu edhe detyrat e qeverisë transitore, në mënyrë të veçantë duke specifikuar në detyrat e saj edhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Burime për Tpz.al konfirmuan se, më 26 maj në Shqipëri pritet të mbërrijnë zyrtarë të nivelit të lartë për të negociuar për krizën politike në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here