Vendimi i fortë i PD për zgjedhjet…Çfarë do të ndodhë?!!!

0
121

PD ka marrë një ng vendimet më të forta për krizën politike dhe zgjedhjet e 30 Qershorit. Partia Demokratike ka vendosur sot që edhe me dakortësinë e aleatëve në opozitë, të bëjë të pamundur planin e Edi Ramës për të zhvilluar më 30 qershor zgjedhje lokale farsë.

Edhe pse ende nuk ka detaje nga vendimet e kryesisë së kësaj force politike, kuptohet se nëse qeveria socialiste do të ecë përpara për të bërë zgjedhje me parti marioneta, ajo do ti bëjë thirrje përkrahësve të gjithë opozitës që të bllokojnë me të gjitha mënyrat këtë proces, siç edhe ndodhi ne sukses në zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë së Kavajës. Kujtojmë se pas protestave masive, Edi Rama u detyrua të tërhiqet nga zgjedhjet pa opzitën në 7 maj 2017 në këtë qytet.

Kjo strategji e cila duket do të zbatohet për gjithë bashkitë më 30 qershor shprehet në pikën 2 të vendimeve të marra sot nga kryesia e PD, të cilat do ti kalojnë për miratim Këshillit Kombëtar të partisë.

“Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.”, thuhet në këtë pikë të vendimeve të sotme të kryesisë.

Edhe më herët eksponentë si Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë deklaruar në media, se nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve fasadë të 30 qershorit që po synon Edi Rama. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit të vitit 2017, opozita PD-LSI dhe aleatët e tyre më të vegjël, kanë marrë mbi 720 mijë vota.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here