Rudina Hajdar, si deputete e rilindur e sapo ardhur nga jashtë Shqipërisë: Ne këtu jemi demokratët! Gati për zgjedhjet me Ramën….????

0
108

 

Pjesë nga fjala e Rudina Hajdarit:

Ne jemi këtu se ndajmë një vizion të përbashkët për zgjidhjen e krizës politike. Demokratët në këtë grup janë përfaqësues të denjë të grupit të PD dhe demokratëve në gjithë vendin, ndaj jam e nderuar që i përfaqësoj ata sot. Unë do të kem një miniplatformë për synimet e objektive tona si grup parlamentar. Ne do përfaqësojmë demokratët që nuk kanë qenë dakord me dorëzimin e mandateve, ata demokratë që duan që ne ti përfaqësojmë në Kuvend, përpos denoncimeve të aferave dhe skandaleve të qeverisë dhe maxhorancës do bëjmë edhe një platformë për vizionin e Shqipërisë së nesërme: Reforma zgjedhore dhe ndryshimi i sistemit.

Kuvendi të reformojë sistemin e kalbur politik, shumë shpejt do paraqesim projektin tonë të detajuar për këtë platformë dhe do ti japim fund partitokracisë në vend dhe jemi të hapur.

Mbështesim reformën në drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë. Vë theksin se ky grup ka bindje e fortë kundër ndryshimeve të bëra në 2008 që e çoi vendin drejt shkatërrimit, brenda të PD por edhe degradim të institucioneve dhe demokracisë në vend.

Demokratët jashtë kuvendit ta shohin si ofertë dhe alternativë për ti përfaqësuar ata dhe nga gjithë të zhgënjyerit që duan që ne ti përfaqësojmë. Nuk jemi dakord për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ne nuk duam në asnjë mënyrë të bojkotojmë zgjedhjet, edhe ato të 30 qershorit që i shoh se koha nuk është në favorin tonë por ne do të përpiqemi që opozitarëve demokratëve në këtë vend të mos i lëmë vend bosh në zgjedhje, ftoj në këtë përpjekje cdo parti opozitare ta rikonsiderojnë vendimin për bojkot, nuk është mjet demokratik, të luajmë brenda rregullave të lojës. Të përgatitemi dhe të marrim çdo masë, për të shpalosur alternativë tonën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here