Standard.al

Rama fyen Bashën: Nuk rrëzohet qeveria duke kënduar himnin stonato!!!! Po varfëria???? Apo ….

0

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka sulmuar opozitën që sipas tij shpërtheu në festë, kur Holanda vendosi për rikthimin e vizave për Shqipërinë.

Për Ramën, opozita ka humbur logjikën dhe s’mundet që për të marrë pushtetin të kthehet në zëdhënës të atyre që nuk duan t’ia dëgjojnë emrin Shqipërisë.

Kryeministri ka ironizuar me Lulzim Bashën, duke thënë se nuk e ndryshon dot qeverinë, me kapsolla apo duke kënduar himnin stonato.

“Ajo që është e pagëlltitshme është festa në Tiranë e atyre që për shkak se janë të dominuar nga urrejtja, kanë humbur logjikën, kanë humbur pikat referimit te disa vlera që politika shqiptare edhe në ditët më të zeza i ka ruajtur kur ka qenë fjala për një temë kaq të madhe sa është ajo e integrimit, një festë e neveritshme që i drejtoi të gjithë tytat e topave për fishekzjarrë e kapsolla në shtëpitë e shqiptarëve duke e transformuar atë në një tjetër argument, të një lufte të dëshpëruar në Tiranë që do të katandiset keq e me keq në formën e një reagimi deputetësh që refuzuan të përfaqësojnë popullin dhe përpiqen ti vënë zjarrin jo institucioneve, por ardhmërisë së vendit, shpresave dhe perspektivës së vendit, vetë vendit.

Si preferojnë të bëhen zëdhënës të atyre që shqiptarët i kanë kthyer në mish për top në vendin e tyre duke i përdorur si dele të zezë, si mund të bëhen bashkë këto. Si mund të bjerë dinjiteti disa forcave politike shqiptare të përdorin antishqiptarët, që i stigmatizojnë shqiptarë si një popull kriminel, ndërkohë që krimi nuk ka ngjyrë, kjo është realisht e neveritshme.

Si mundet që lufta e verbër për pushtet ta çoje një parti politike e disa në këtë pikë, që dëshpërimi i humbësit të arrijë deri në pikën ku humbësi të presë rrënjët e të sillet me vendit si të ishte armik i vendit të vet. Të katandiset në derexhenë që ata që braktisën detyrën të kthehen në zëdhënës entuziastë të atyre që nuk duan t’ja dëgjojnë emrin Shqipërisë. Si mundet që alibitë e forcave politike atje të gjejnë vend këtu në vendin tonë.

Si mundet që bëni vetëm thirrje për zjarr, sherr, shporrje, vdekje. Është momenti për tu thënë shumë miqësisht, vëllezërit, atyre që kanë njëmijë e një arsye që nuk e duan këtë qeveri, që shkuarja pas berihajit të këtyre forcave të degraduara deri në pikën që janë gati të përqafojnë çdokënd që është gati ti fusë shkelm vendit në një poçes që nuk është i PS por i shqiptarëve, dëmton direkt ata vetë.

Nuk e ndryshojnë qeverinë me kapsolla dhe duke kënduar himnin stonato, sado stonata ta këndojnë qenëria nuk lëviz, duke kërcënuar, penguar, bllokuar, shantazhuar, nuk e ndryshojnë dot qeverinë”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.