Standard.al

Presidenti Meta pret në takim Kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu, me kërkesë të këtij të fundit.

Presidenti Meta pasi e përgëzoi kryetarin Spahiu për zgjedhjen e tij në krye të kësaj bashkësie fetare,  vlerësoi rolin e shquar të Komunitetit Mysliman, që nga themelimi i shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme, në promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në vend, si dhe në forcimin e shtetit tonë.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit mes institucioneve fetare në vend me ato shtetërore në të gjitha fushat, që nga arsimi, shëndetësia, solidariteti shoqëror me më të pamundurit dhe njerëzit në nevojë.

Gjithashtu u theksua roli i jashtëzakonshëm i bashkësive fetare, në veçanti të KMSH, për mbajtjen e rinisë larg veseve, drogës dhe kriminalitetit, që  dëmtojnë kohezionin social dhe shkatërrojnë familje e jetë njërëzish.

Presidenti Meta vuri në dukje domosdoshmerinë e intensifikimit të përpjekjeve për të bërë të mundur kthimin e pronave Bashkësive Fetare dhe kompensimin e tyre, sa më parë.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e funksionimit të Këshillit Ndërfetar në Shqipëri, si një instrument që forcon bashkëjetesën, harmoninë dhe solidaritetin në vendin tonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.