“Notre Dame”, 1 miliard euro/ Kim Mehmeti: Nuk turpëroheni nga vrasjet e fëmijëve në Lindjen e Mesme

0
96
Pas sensibilizimit të menjëhershëm të botës perëndimore si dhe biznesmenëve të jnohur botëror me mbledhjen e fondeve për rindërtimin e katedrale së shkrumbuar “Notre Dame” në Paris, ka reaguar edhe shkrimtari dhe publicisti i njohur, Kim Mehmeti.
Kim Mehmeti nuk i ka kursyer kritikat ndaj perëndimit pas sensibilizimit të menjëhershëm për katedralen “Notre Dam”, ndërsa nga ana tjetër janë të verbër dhe të shurdhër për situatën në Lindjen e Mesme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa tregon sesi perëndimi krenohet me mbledhjen e 1 miliard eurove për rindërtimin e “Notre Dame”, thotë se nga ana tjetër, duhet të ketë turp nga shurdhëria dhe verbëria e vet ndaj fëmijëve që vriten dhe vdesin urie në Lindjen e Mesme.

Postimi i plotë:

“Perëndimi lëvdohet me 1 miliard eurot e mbledhura brenda 24 orëve për rindërtimin e katedrales Notre Dame, por nuk turpërohet nga shurdhëria dhe verbëria e vet ndaj fëmijëve që vriten e vdesin nga uria, si dhe ndaj rrënimit barbar të qytetërimeve të lashta në Lindje të Mesme e të Afërme!” (Kim Mehmeti)

Katedralja e Parisit, Notre Dame është një nga katedralet mesjetare katolike më të njohura dhe konsiderohet si një nga shëmbujt më perfekt të stilit gotik arkitekturor francez.

Ndërtimi i katedrales e nisi ndërtimin në vitin 1160 dhe u përfundua në vitin 1260, ku mori modifike të tjera në shekujt në vazhdim. Gjatë epokës së revoluvionit francez, shumica e imazheve dhe pikturave teike u shkatërruan. Ajo u shkrumbua pasditen e 15 prillit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here