“Një oshëtimë botërore”, shpërthen Berisha: Nuk ka hapje negociatash! Kjo mbyll çdo shans

0
126

Nuk ka hapje negociatash. Kjo mbyll çdo shans. Do të na ndajë nga Maqedonia e Veriut se Maqedonia ka shtet, kurse Shqipëria ka narko shtet”, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një vendim dramatik për Shqipërinë e shqiptarët vendimin e parlamentit holandez për vendosjen e regjimit të vizave.

“Vendimi i parlamentit të Holandës për vendosjen e vizave me qytetarët shqiptarë është vendim dramatik për Shqipërine e shqiptarët. Së pari është i pari vendim i këtij lloji që merret për Shqipërinë. Në kushtet e Shqipërisë për liberalizmin e vizave janë me dhjetra vende dhe nga këto mbetet vetëm Shqipëria në përputhje me një mekaznizëm të KE nga një vendet themeluese dhe më me peshë në BE dhe NATO që është Mbretëria e Hollandës”.

 

 

I ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit, lideri historik i së djathtës është shprehur se ka informacione të sigurta që edhe vende të tjera po e konsiderojnë vendimin për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

“Janë vende të tjera që e konsiderojnë vendimin e Hollandës për vendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë. Po kam informacione po ua them siguri e kam mnga burime serioze që po konsiderojnë vendimin per ritkhimine vizave me Shqipëri”.

Për Berishën kjo është një oshtime botërore dhe mbyll çdo shans për negociatat.

“Kjo ka një oshtime botërore. Çfarë e detyroi Hollandën të marrë ketë vendim me 2/3 me 105 vota të gjithë spektrit politik holandez?.

Nuk ka hapje negociatash. Kjo mbyll çdo shans. Do të na ndajë nga Maqedonia e Veriut se Maqedonia ka shtet, kurse Shqipëria ka narko shtet”. /abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here