Ndërkombëtarët/ Berisha: Do të publikohen raporte të reja që do të trondisin qeverinë

0
125

Gjatë intervistës për gazetaren Mirela Milori, ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se, tani në Shqipëri nuk kemi të bëjmë me shtet por me narkoshtet.

“Maqedonia e Veriut ka shtet, Shqipëria ka narkoshtet. Po flitet për narkoshtetin shqiptar. Që nga viti 2017 deri më sot unë me 100 herë kam denconuar anrkoshtetin, por edhe nga njerëz të njohur të shtypit ndërkombëtar. Shqipëria ka dhënë dhe po jep prova, shumë shpejt do të marrë vesh narkoshtetin shqiptar. Shteti që mbulon anëkend vendin me kanabis, që emëron ministra të brendshëm të lidhur me trafiqet”, deklaroi ish-kryeministri.

Ai shtoi se, së shpejti ndërkombëtarët do të publikojnë raporte të reja sa i përket trafikut të drogës dhe lidhjeve të qeverisë me ta.

“Do të ketë raporte të reja që do të trondisin qeverinë”, u shpreh Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here