Murrizi-Lleshajt: Si nuk ju shtyu kureshtja zoti ministër të pyesnit për…

0
106

Deputeti i opozitës Myslym Murrizi në interperlancën me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj i ka kërkuar atij shpjegime për ngjarjen në Rinas, ashtu sikurse bëri më herët dhe Ralf Gjoni.

Ai bën përgjegjës Ministrinë e Brendshme dhe Lleshajn për vjedhjen e 10 milionë eurove në Rinas, teksa thotë se nuk është marrë asnjë masë ligjore për të ndryshuar situatën e sigurisë.

“Ministria e brendshme duhet të luftojë krimin dhe të bëjë të mundur zbardhjen e ngjarjeve. Ju mbani përgjegjësi për vjedhjen në Rinas si drejtues i Ministrisë”, u shpreh mes të tjerave Murrizi.

Në fjalën e tij ai thotë që kompania koncensionare TIA, rreth 90% të personelit e ka nga zona ku ka njerëz me rrezik të theksuar kriminal.

“Isha dje në Komisiaratin e Rinasit dhe mund të them se ishte sa për të la gojën, ishte i vitit 1976. Kishte 56 sportelististë. Shefit të komisariatit i ishin përgjigjur në mënyrë tallëse dhe fyese specialistë të TIA-s.

Prisja që ju të jepnit shpjegime, se deri më tani nuk dihen sa para janë vjedhur. Nuk duhet të dilni të larë se liçensat për kompanitë që bëjnë shoqërimin e parave i jepni ju Ministër.

Se ata duhet të jenë aty derisa paratë të nisen, se nuk janë faturino treni, dhe për këtë duhet të veprojnë autoritete rregulluese.

Është gjetur si zgjidhje të jepet me koncension cdo gjë në Shqipëri, kompani celulare, koalidimi i mjeteve dhe aeroporti.

Në detyrën kushtetuese ju Ministër mund të ndryshoni mënyrën si funkionon ky objekt i rëndësisë së veçantë dhe të mos thoni që kështu ka qenë para 15 vitesh.

90 % e punonjësve të TIA-s janë nga zona me njerëz me precedentë penalë, dhe paguhen në mënyrë qesharake. Nuk ju ka shtyrë kureshtja ju zoti Ministër që të pyesni se me çfarë personeli keni të bëni?

Unë dyshoj sëe grabitja ka pasur informatorë të brëndshëm, ju jeni në dijeni të kësaj gjëje?

Ju s’keni kryer asnjë lloj veprimi. Aq para sa janë vjedhur a janë në Shqipëri apo kanë ikur jashtë vendit?

Banditët që kryen krimin sa janë, kush janë?”, këto janë përgjigjet që do të duhet të denim zoti Ministër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here