Standard.al

Me urgjencë! LSI mbledh Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar

0

 

Teksa në Kuvend, deputetët e PD-së dhe LSI-së i kërkuan interpelancë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për grabitjen e Rinasit, LSI-ja do të mbledhë në këto momente kryesinë e saj së bashku me ish-grupin parlamentar për të diskutuar për aksionet e mëtejshme të kësaj partie.

Axhenda nuk është bërë publike, gjithçka pritet të bazohet tek strategjia e opozitës për të koordinuar veprimet kundër qeverisë.

Kujtojmë se sot në Kuvend janë zgjedhur dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, ku PD-ja do të drejtohet nga Rudina Hajdari dhe LSI-ja nga deputeti Nimet Musai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.