Standard.al

“Me rregulla, nuk duhet të hedh asnjë pikë beton aty!” Video/ Ja si i shpjegon Veliaj abuzimet

0

Pra duke e pranuar vetë me zë dhe me figurë, kryebashkiaku Veliaj thotë se ka shkelur edhe rregullat e KLSH-së, në mënyrë që të përmirësonte kushtet e Korpusit. Me siguri që për kryebashkiakun kjo është në vazhdën e retorikës, por me Kontrollin e Lartë të shtetit nuk mund të bëhen shaka…

‘’Nëse doni të testoni dashurinë time për UBT-në, atëherë shikoni sa punë kemi bërë. Unë me rregullat e KLSH-së nuk duhet të hedh asnjë pikë asfalt aty, po nga dashamirësia mor, nga dashamirësia!”, kështu ka deklaruar në një takim të pak ditëve më parë kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj,

Bashkia e Tiranës po konsiderohet nga raportet e KLSH si një nga institucionet më problematike në lidhje me raportimet financiare, lidhjet e kontratave pa buxhet, apo largimet e punonjësve në kundërshtim të ligjit.

Por sipas sipas kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, të gjitha këto abuzime kanë një shpjegim të thjeshtë: dashurinë e tij për qytetin

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.