“Mbreti i floririt” në Londër! “Vjedhje mbi 500 mijë paund”, njihuni me super-hajdutin shqiptar

0
96

Një 42-vjeçar shqiptar, ka dalë sot para një gjykate në Britani. Ai dyshohet si i “mbreti i floririt” në Londër, i akuzuar për vjedhje bizhuterish me vlerë mbi 500 mijë paund.

Një hajdut i akuzuar për vjedhjen e stolive me vlerën e më shumë se 500 mijë paundëve ka dalë sot përpara gjykatës në Britani.

Shqiptari, 42 vjeç, është akuzuar për thyerjen e shtëpive me vlerën e më shumë se 1 milion paundve në periferinë e pasur në jugperëndim të Londrës në harkun kohor të 10 vjetëve (2008-2018), shkruan “Daily Mail”.

Babai i dy fëmijëve, u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Wimbledon, i akuzuar për 18 vjedhje me thyerje dhe dy vjedhje në tentativë, duke arritur përfitime në shumën se 542,000 paund.

Sipas akuzave, bizhuteri në vlerë prej 371,855 paund u morën në një vjedhje të vetme, mes 24 shkurtit dhe 27 shkurtit 2017, në Atherton Drive, Wimbledon.

Duke veshur një bluzë dhe xhinse të kuqe, Kapaj, banues në Greater Manchester, thoshte se ishte i nacionalitetit serb.

Më parë këtë vit, ai u paraqit në gjykatë i akuzuar për gjashtë vjedhje të tjera, që kapnin shumën e 90 mijë dollarëve në pronat në Wimbledon.

Mary Atera, që ka ndjekur akuzat, tha sot: “I pandehuri kishte shënjestruar zona specifike dhe vjedhjet ishin kryer vetëm gjatë natës, ndërmjet orës 7 të darkës dhe 5 të mëngjesit”.

‘I pandehuri kryente kërkime shumë të hollësishme kur hynte në shtëpi, duke mbyllur gjithçka siç ishin, duke bërë që disa nga viktimat të mos kuptonin asgjë që ishin grabitur. Ai synonte stoli dhe para”, shtoi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here