Standard.al

E Enjtja e Madhe, darka e mbrame e Krishtit….

0

Sot është dita e parë e Treditëshit të Pashkëve, që shënon fillimin e misterit të mundimeve, vdekjes e ngjalljes së Jezu Krishtit.

Papa Françesku kremtoi meshën e Bagmit paradite, ndërsa pasdite, atë të Darkës së Mbrame me ritin e larjes së këmbëve në burgun e Veletrit, pranë Romës, shkruan Radio Vatikani.

“E Enjtja e Madhe, – sipas Kishës Katolike, –  karakterizohet pikërisht nga Darka e Mbrame, themelimi i Eukaristisë dhe i meshtarisë. Me thyrjen e bukës e me verën, Krishti paralajmëron flijimin e tij për gjithë njerëzit, kalimin nga kjo botë tek Ati Qiellor. Ai është Qingji i Pashkëve, gati për t’u flijuar.

Në Egjipt, populli i lashtë i Izraelit kremtoi pashkët e tij të para: me gjakun e qingjit shpëtoi e u lirua nga zgjedha e faraonit.

Në Jeruzalem, Izraeli i ri kremton Pashkët e reja: me gjakun e Krishtit lirohet nga një zgjedhë edhe më e rëndë, ajo e Djallit, e mëkatit dhe e vdekjes.

Kur mbërrin ora e Tij, Jezusi ia dorëzon veten Atit Qiellor dhe të vetëve. Buka e Vera janë shenjat e një dashurie, që shtyhet deri në ekstrem.

Mesha e Bagmit hap Treditëshin e Pashkëve

Bagmi është vaj i pasuruar me erëra të mira, që pas bekimit, përdoret për kremtimin e Sakramenteve kryesore në Kishë: Pagëzimi, Krezmimi, Urdhëri Shenjt e Vajimi. Karakteristike, lutja, që thuhet në këtë rast. Papa e çdo ipeshkëv në dioqezën e vet i kërkon Zotit ta bekojë e ta shugurojë vajin, që “të dikohet mbi ta forca e Shpirtit Shenjt, me të cilin ka vajuar meshtarët, mbretërit, profetët dhe martirët”.

Kuptohet fare mirë kështu, pse Mesha e Bagmit hap Treditëshin e Pashkëve.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.