Standard.al

Deputetet e rinj s’mund të jenë e të përfaqesohen me logon e PD apo te LSI

0

Deputetet e rinj s’mund të jenë e të përfaqesohen me logon e PD apo te LSI e nuk mund te rikrijojne grupe parlamentare me logon e ketyre subjekteve…

Me djegien e mandateve, zyrtarisht kemi hyre jo vetem ne nje absurd kushtetues, por, tashme, edhe ne nje absurd politik.
Partia Demokratike dhe LSI, me dorezimin e mandateve mbi bazen e kerkesave individuale, por me vendim politik kolektiv, te dale nga forumet drejtuese, kane shkrire edhe grupet e tyre parlamentare. Per te mos mjaftuar kjo, PD-ja, me vendim te lekundur, por, LSI me vendim te prere ka perjashtuar nga çdo strukture drejtuese partiake te gjithe kandidatet qe kane mbajtuar, ose e kane pranuar ate me menyren e zevendesimit te listes, siç e parashikon KQZ.
Grupet Parlamentare ne çdo Republike Parlamentare, perfaqesojne e mbajne linjen politike te subjektit (subjekteve) qe e ka formuar. Ndersa, ata deputet qe nuk bejne pjese ne grupe parlamentare, sipas linjes klasike politike, quhen te pavarur, ose ne raste te rralla perfaqesues te subjektit politik qe ata perfaqesojne e konkretisht ne rastet, kur nje subjekt politik ka hyre i vetem ne zgjedhje e duke kaluar pragun ka futur ne parlament vetem nje kandidat, qe ne shumicen e rasteve eshte po vete kryetari i subjektit.
Sipas kesaj analize te thjeshte, duke ju referuar edhe precedenteve te jetes parlamentare te Shqiperise, te gjithe kandidat e PD e te LSI qe nuk e kane dorezuar mandatin ose e kane pranuar ate nga formula e zevendesimit, jane e konsiderohen te pavarur. Pra, krijimi i grupeve te reja parlamentare ne emer e me logon e PD e LSI eshte ne kundershtim me KQZ, Kushtetuten dhe jeten parlamentare te nje republike parlamentare.
Personat,qe kane mbajtur ose kane pranuar me zevendesim mandatin e deputetit, ne logon e LSI e PD mund te krijojne grupe te reja parlamentare, nese formojne subjekte te reja politike,ose nese aderojne ne subjektet ekzistuese politike, por, kurresesi, nuk mund te krijojne e te perfaqesojne grupe parlamentare me logon e PD e LSI, persa kohe keto subjekte me vendim politik te dale nga forumet drejtuese kane vendosur te lene mandatet e te mos perfaqesohen me ne Parlamente. Logjika mund te shkoj edhe me tej, nese ndonje nga keta deputet flet ne emer te subjektit qe eshte perjashtuar mund te marre e duhet te marre kallezim penale per deklarate te rreme, tjetersim mandati dhe keqperdorim/pervetesim te logos se nje subjekti politike. Ndoshta Basha mund te jete me tolerant ne kete drejtim, por kam pershtypjen se Kryemadhi mund te jete me e predispozuar per nisma te tilla ligjore, kundrejt personave qe jane perjashtuar nga LSI e vazhdojne te flasin ne emer dhe logon e ketij subjekti politik. Pra, deputetet e rinj kane te drejte te jene te pavarur, te aderojne ne subjekte politike apo ne grupe ekzistuese parlamentare, mund te krijojne subjekte te reja politike nga fillimi, por nuk mund te identifikohen e te perfaqesohen me si te PD apo te LSI.

Nga Alban Daci

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.