Deklaratë e fortë nga Dritan Hila: Votimi i parlamentit hollandez, Shqipëria kokë turku

0
86

“Mendoj se më shumë se sa një rrezik për shqiptarët, është përdorimi nga ana e hollandezëve, e shqiptarëve si kokë turku, për të patur dikë që ti vënë fajin.”

Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar votimin e parlamentit hollandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Hila thotë se në këtë rast Shqipëria është kokë turku.

“Është një goditje morale për shqipërinë. A ka një rrezik? Mendoj se nuk ka një rrezik imediat. Vetë BE, nuk ka procedura që parashikojnë rikthimin e vizave.

Nuk mendoj se në Hollandë kriminaliteti shqiptar është aq i fuqishëm, sat ë konkurojë kriminalitetin hollandez. Krimi shqiptar ishte klasifikuar, me 400 raste ndër 270 mijë raste. Ne shqiptarët kemi problematikat tona, po nuk jemi aq të zi. Jemi një shtet që nuk ka lobingjet dhe jemi më të lehtë për t’u bërë kokë turku.

Ne nuk konkurojmë dot mafian turke, që sjell opiumin, apo mafian francize. Edhe Hollanda, ka mafia shumë të fuqishme të tregëtisë së seksit. A kemi fajet tona? Patjetër që kemi fajet tona.

Kemi shtet të dobët që nuk lufton krimin e organizuar i cili po forcohet. Merret edhe me tregëtinë e drogave dhe jemi në këtë pikë që krimi shqiptar ka kaluar në një fazë më të lartë.

Reagimi politik i Hollandës, kanë gjetur një kal të ngordhur si Shqipëria, që ka problemet me qeverisjen e vet, me opozitën në rrugë dhe qeveria nuk ka formulë për daljen nga kjo gjendje, atëherë kërcënojmë Shqipërinë me daljen nga Schengen. A ka sjellje mendjelehtë nga Shqipëria? Dëgjova Ministrin e Jashtëm, që e kishte marrë shumë lehtë dhe po na qetësonte, ai duhet të marrë masa. Kjo nuk është një këmbanë, kemi që në 2017 që e dëgjojmë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here