Berisha: Vendi po shkon drejt një përplasje civile, Rama të tërhiqet e ti hapë rrugë zgjedhjeve të lira

0
106

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaroi se vendi po shkon drejt një përplasje civile të sigurtë.

Berisha tha se kryeministri Rama është një vrasës mizor i votës së lirë, duke shtuar se për rikthimin e votës ja vlen çdo veprim.

Fasadë nuk mund të jemi. I kemi hequr mandatet dhe jemi si cdo qytetar të thjeshtë të këtij vendi. Ne do udhëheqim betejën për rikthimin e votës së lirë. Rama është një vrasës mizor i shpresës së shqiptarëve dhe nuk u len atyre alternative tjetër veç largimit nga Shqipëria”,- tha ish-kryeministri.

Sipas tij, opozita ndjehet shumicë dhe do t’i tregojë vendin kakistokracisë dhe këtyre që sillen si gangsterë.

Ne kemi popullin në krah, ata kanë drogën. 125 komisarë, nënkomisarë u morën gjerësisht me kanabisin. Këta dinë vetëm të mbrojnë krimin dhe jo votën”,- tha Berisha në studion e ABC News.

Për ish-kryeministrin, Edi Rama duhet të ikë me çdo kusht, bashkë me infrastrukturën e ngritur prej tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here