Berat Buzhala: Krimi, droga e mungesa e lirisë së medias, pse Holanda vendosi t’i kthejë vizat Shqipërisë

0
162

Gazetari Berat Buzhala, botues i gazetës Express deklaroi në Open se tregun e narkomafia-s e mban me nder Shqipëria dhe jo Kosova.

Duke replikuar me gazetarin Carlo Bollino, Buzhala tha se vendimi për rikthimin e vizave është një vendim i rëndë që nuk ka thjesht lidhje me partitë radikale por është vendim i të gjitha partitë politike.
Buzhala ndërkaq tha se Shqipëria ka një degradim jo vetëm me rendin e ligjit por edhe në lirinë e shprehjes. “Kane mbetur vetem disa gazetare dhe analiste ne Shqiperi qe nuk e shohin krimin ne Shqiperi. Holanda eshte nder 5 vendet themeluese te BE, qe do te thote se nuk eshte shtet pa peshe ne BE. Nese ky shtet vendos qe t’i hiqen Shqiperise vizat, atehere kush mundet prej Shqiperise te lype ne BE dhe ne Holande voten pro anetaresimit. Nuk eshte vetem kriminaliteti dhe droga, por Shqiperia eshte ne vendin e fundit ne rajon dhe per lirine e medias. Pra ka shume faktor pse sot Holanda propozon rikthimin e vizave per shqiptaret. Me keto raporte per median e ka goditur edhe Rama, Berishen”, – është shprehur Buzhala.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here