Basha mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar…

0
96

Pas protestës së 13 prillit, e cila shfaqi një opozitë më agresive dhe mijëra shqiptarë të revoltuar, sot PD-ja së bashku me aleatët do të vendosë për vijimin e aksionit opozitar pas nëntë protestave para Kryeministrisë dhe parlamentit.

Ende nuk dihet si do të vijojë aksioni por dje Lulzim Basha zhvilloi një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, për hapin e radhës ndërsa sot do të ketë disa takime intensive brenda partisë me strukturat.

Në orën 12:00 Basha do të mbledhë Kryesinë e partisë dhe ish-deputetët e grupit parlamentar. Ndërsa në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për të marrë vendimin final. Ndërkohë që sot para parlamentit pritet që të protestojnë të rinjtë e PD-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here