Standard.al

Artan Hoxha i ‘përvishet’ keq Sandër Lleshajt dhe plas ‘bombën’

0

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj i cili u shpreh nga foltorja e Kuvendit se nuk cenohet siguria kombëtare me 5 veta.

Duke publikuar foto të ushtrisë e cila ka rrethuar aeroportin e Rinasit, Hoxha shkruan: Kur nuk është cënuar siguria kombëtare pse dërguam patrullat e ushtrisë me mjete të blinduara të sillen rrotull gardhit të aeroportit.

Sipas Hoxhës, që siguria kombëtare të cënohet së pari duhet që ajo të ekzistojë

‘Kur ajo nuk egziston atëherë është e sigurt që s’ka kush e cënon’, shkruan mes të tjerash Hoxha.

Postimi i plotë:

Qe jemi te sigurt, kjo eshte nje gje qe duket!!!!Thjesht ne nuk e perceptojme qarte cfare niveli sigurie kemi. Problemi eshte qe mos na siguroni kaq shume, sa kur ndahemi me miqte ne rruge, ne vend ti themi “mireupafshim”, kemi filluar ti themi “te ruajt zoti” ne qiell se ne toke ke kry pune….

MB Sander Lleshi sot ne parlament:

Nuk cenohet siguria kombetare me 5 veta!!!!!

Me falni po manuali cfare parashikon per te tilla raste?!!

Sa veta duhet te jene te armatosur rende me Kallashnikov, granata difensive, eksploziv dhe cfare objekti te rendesise se vecante duhet te sulmojne ata qe te cenohet siguria kombetare?!!!

Kur nuk eshte cenuar siguria kombetare pse derguam patrullat e ushtrise me mjete te blinduara te sillen rrotull gardhit te aeroportit?!!

Qe siguria kombetare te cenohet, separi duhet qe ajo te egzistoje.

Kur ajo nuk egziston atehere eshte e sigurt qe s’ka kush e cenon…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.