Standard.al

Apeli i fortë i Metës: Ndërtimet po rrezikojnë zhdukjen e monumenteve…

0

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Vendeve Arkeologjike.

Në këtë ditë Meta, apelon për ruajtjen e trashëgimisë kulturore si monumente, objekti kulti dhe afreske.

E bashkë me këtë apel, kreu i shtetit ka edhe një kritikë për “ndërtimet e sforcuara nëpër qytete”, të cilat sipas tij po vendosin para rrezikut të shkatërrimit e zhdukjes shumë nga këto vlera të rralla kombëtare.

Statusi i plotë:

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Vendeve Arkeologjike, përshëndes të gjithë përfaqësuesit dhe specialistët e trashëgimisë sonë kulturore për pasionin dhe përkushtimin e veçantë të treguar ndër vite.

Shqiptarët janë krenarë për pasurinë dhe trashëgiminë e tyre arkeologjike dhe kulturore, por ndërtimet e sforcuara nëpër qytete po vendosin para rrezikut të shkatërrimit e zhdukjes shumë nga këto vlera të rralla kombëtare.

Ndaj apeloj që ta mirëmbajmë këtë pasuri, si trashëgimi të çmuar të të parëve tanë. Të mos harrojmë se pas dëmtimit të çdo monumenti, objekti kulti, afresku apo vendi arkeologjik dëmtohet identiteti ynë kombëtar dhe kulturor, si dhe humbet një shans për të vendosur historinë dhe trashëgiminë në dobi të së ardhmes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.