Ambasadori i Nanos në SHBA i kërkon ryshfet investitorit….

0
99

I biri i kryeservilit te Enverit Tos Sevo Tarifa i Nanos kerkon tarifa nga biznesmenet.
mir ja u ben.
Depi i shtetit amerikan keshtu i do aleatet anti -terror, bandite te vertete.

RD

Ambasadori i Nanos në SHBA i kërkon ryshfet investitorit

Ambasadori i Nanos në Shtetet e Bashkuara, Fatos Tarifa i ka kërkuar para një investitori ndërsa ky i fundit kishte shfaqur interes për të investuar në Shqipëri. Skandali është pasqyruar nga televizioni Klan, dhe jepej qartë ambasadori Tarifa duke i bërë propozimin biznesmenit amerikan. Ky është një nga skandalet e rradhës të pushtetarëve socialistë. Tarifa nuk është as i pari dhe as i fundit nga rradha e socialistëve, të cilët për të gjitha privatizimet kanë kërkuar hapur ryshfete. Edhe privatizimet e fundit janë një shembull i keq sesi nuk duhet të kryhen ato. Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë qeveria ndaj këtij rasti, por janë me dhjetëra rastet kur përfaqësues të trupit diplomatik apo drejtues të lartë të PS janë të përfshirë në afera korrupsioni, dhe ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë. Kjo është fytyra e vërtetë e diplomacisë së Fatos Nanos, e qeverisë dhe shtetit të krijuar dhe të infektuar tërësisht nga korrupsioni. Është ky korrupsion, i cili në të vërtetë buron nga kreu i qeverisë, Fatos Nano dhe më pas shtrihet në të gjithë kapilarët e këtij shteti. Tarifa nuk është një rast i shkëputur, ai është thjesht një rast i rradhës i keqpërdorimit të mandatit shtetëror. Ashtu sikurse kryeministri ka bërë pazaret e tij në këto ditë të fundit të qeverisjes, edhe ambasadori Tarifa duket se ka vendosur t’i përdorë ditët e fundit në shërbimin diplomatik duke menduar për xhepat e tij pa pyetur aspak për mandatin shtetëror, i cili i bën të gjithë shqiptarët të ndjehen të ofenduar jo vetëm me të por edhe me atin e tij shpirtëror të korrupsionit, që është Fatos Nano.

KJ

E Hene, 09 Maj 2005

REAGIM I DIPLOMATEVE PAS SKANDALIT ME AMBASADORIN FATOS TARIFA

Mustafaj: Korrupsioni, sistem ne qeverine Nano

Nuk eshte cilesuar si surprize skandali i denoncuar nga TV Klan lidhur me ambasadorin e Shqiperise ne Uashington, Fatos Tarifa, nga disa ish-perfaqesues te politikes se jashtme si Pellumb Xhufi dhe Besnik Mustafaj. Kete skandal, Mustafaj dhe Xhufi ia kane faturuar sistemit te korrupsionit i cili sipas tyre tashme ka perfshire te gjithe administraten shteterore te socialisteve. Sipas Xhufit, kjo eshte dicka e rende per vete faktin se ambasadori Tarifa vjen nga bota akademike me nje kapacitet dhe nje formim te mire. “Nese kjo eshte e vertete, se behet fjale per nje incizim, padyshim eshte nje gje e papranueshme qe ndodh aq me shume ne nje ambasade qe eshte nder ambasadat kryesore te vendit dhe me nje ambasador i cili me vjen keq akoma me shume qe vjen dhe nga bota akademike. Nuk do ta prisja nga nje per formimin dhe stazhin qe ka. Problemi eshte qe korrupsioni eshte bere nje sistem ne qeverisjen e vendit, ambasadat, sherbimi diplomatik ne fund te fundit eshte nje qelize ku duhet shume burreri, shume integritet moral per t’i shpetuar kesaj plage qe ka kapur majat me te larta te shtetit”, tha Xhufi.

Nderohe sekretari i Marredhenieve me Jashte ne Partine Demokratike dhe ish-ambasador ne France, Besnik Mustafaj, ka fajesuar per kete skandal vete sistemin e korruptuar te qeverisjes. Sipas tij, kjo eshte nje pasoje e emerimeve klienteliste qe ndjek Ministria e Jashme. “Nuk ka asnje surprize per mua. Kjo eshte pjese e nje sistemi te ngritur gjate ketyre viteve ne emerimin e funksionareve te larte. Ne kete rast ambasadori ne Uashington, Tarifa, vetem imiton shefat e tij persa i perket marrjes se bakshisheve, perdorimit te buxheteve te fondeve publike per perfitime personale. Ky eshte produkti i emerimeve politike klienteliste deri ne keto nivele dhe qe natyrisht qe nuk pritet te ndodhe ajo qe te predikojne kaq thelle tek Nano e ekipi i tij per permiresimin e imazhit”, tha Mustafaj.

M.Bejdo

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here